Për herë të parë në 74 vjet, Dinamo bie nga Liga 

Futboll

Për herë të parë në 74 vjet, Dinamo bie nga Liga 

Më: 31 maj 2022 Në ora: 15:58
Për herë të parë në 74 vjet, Dinamo bie nga Liga 

Dinamo Bukuresht bie për herë të parë nga elita e futbollit rumun në 74 vjet histori.

Klubi 18 herë kampion dhe 13 herë fitues i Kupës së Rumanisë nuk ia doli të mbijetonte, ndërsa kaloi një sezon aspak të mirë, me renditjen vazhdimisht në zonën e poshtme të renditjes.

Play-off kundër Universitatea Cluj rezultoi fatal, me dy ndeshjet që u mbyllën me rezultatin e përgjithshëm 3-1, duke rrëzuar kështu për herë të parë Dinamo Bucirestin në Liga 2.

Dinamo Bucuresti është një klub historik në kryeqytetin e Rumani dhe që nga krijimi në vitin 1948 nuk ishte rrëzuar ndonjëherë më parë nga Liga 1.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat