Allegri po e merr gjithmonë e më tepër në konsideratë Xhakomo Vrionin.
Sulmuesi i Shqipërisë arriti që të shënojë 19 gola në Austri, duke ndarë vendin e parë me Adeyemi, teksa ky i fundit arriti të kalonte te Dortmundi. “La Gazzetta Dello Sport” shkruan se trajneri i Juventusit e sheh Vrionin si rezervën e Dushan Vlahoviq.
Megjithatë klubi i bardhezinjëve është në pritje të ofertave që po shtohen dita-ditës për legjionarin e Kombëtares.
Sipas të gjitha gjasave, po ashtu si Broja te Chelsea, edhe Vrioni do e ketë një mundësi në miqësoret përgatitore te Juventusi për sezonin e ri.