Të gjithë janë duke pritur zyrtarizimin e Thomas Strakoshës në Premier League.
Portieri shqiptar i dha lamtumirën Lacios në ndeshjen e fundit të sezonit, duke u përshëndetur me tifozët dhe shokët e skuadrës.
Në mediat italiane u raportua se marrëveshja ishte arritur përfundimisht me Fulham, teksa mungonin ende detajet e fundit. Megjithatë një hipotezë e re ka lindur për këtë futbollist.
Sipas medias spanjolle “Blanquinegres”, Valencia ka shfaqur interes mbi Strakoshën.
Tani na mbetet të presim se çfarë do të ndodhi gjatë ditëve në vazhdim.