Vazhdimisht janë duke qarkulluar spekulime për të ardhmen e Aurelien Tchouamenit, ku ylli i Monacos është gjithnjë e më afër transferimit te gjiganti spanjoll Real Madrid.
Ndërkaq, siç raportohet nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, Tchouameni dhe agjenti i tij kanë arritur marrëveshje verbale me tanimë kampionin evropian në javën e kaluar.
Marrëveshja mes dy palëve është arritur para se të zhvillohej finalja e Ligës së Kampionëve, ku prioriteti i ylli francez ishte i qartë; t’i bashkohet Realit këtë verë.
Në mënyrë që t’i sigurojë sa më shpejt shërbimet e Tchouamenit, Reali tani ka ngritur ofertën e tij sot, ku ka ofruar 80 milionë euro të pastra plus bonuset, pasi që mësohet se Paris Saint-Germain po bënte përpjekje maksimale për yllin e Monacos.
Bisedimet janë ende duke vazhduar, por siç duket Tchouameni do të jetë lojtari i ri i Real Madridit.