Futbollisti më i mirë, Blend Baftiu, largohet nga radhët e kampionit të Kosovës, Ballkani nga Theranda.
Lajmin e bën të ditur edhe klubi therandas, duke shprehur fjalët më të mira.
“Magjiku i skuadrës tonë, nga sot nuk do i mbrojë më ngjyrat e klubit portokalli.
Klubi ynë ishte shumë i interesuar për të vazhduar kontratën, mirëpo Baftiu vendosi që të ndërroj ambient pasi që katër vite ka dhënë të gjitha për klubin tonë, ne si klub e mirëpritem vendimin e tij dhe patjetër se ai do të mbetet në historinë tonë.
Po largohet si kampion!
Skuadra e falënderon për kontributin e dhënë, duke i dëshiruar shëndet e suksese në karrierë.
Urojmë që kjo të jetë një mirupafshim e jo një lamtumirë!
Të priftë e mbara Blendi”, njofton FC Ballkani.