Portieri brazilian, Ederson, do të mungojë për Brazilin në dy ndeshjet e ardhshme që kombëtarja e tij do t’i luajë gjatë muajit që vjen.
E gjitha kjo për shkak të një lëndimi të marrë në këmbën e majtë së fundi në stërvitje.
Lajmin e bënë të ditur mediet në Brazil që theksuan se “Seleçao” duhet t’i bëjë llogaritë pa portierin.
Kjo mungesë nuk pritet të jetë ndonjë problem i madh për selektorin Tite, i cili ka në dispozicion edhe portierë të tjerë cilësorë që mund ta zëvendësojnë 28-vjeçarin.