Manchester United ka konfirmuar se mesfushori Paul Pogba do të largohet nga klubi kur kontrata e tij të përfundojë në fund të këtij muaji.
“Klubi mund të njoftojë se Paul Pogba do të largohet nga Manchester United në fund të qershorit, pas skadimit të kontratës së tij.
Të gjithë në klub dëshirojnë ta urojnë Paul për karrierën e tij të suksesshme dhe ta falënderojnë për kontributin e tij në Manchester United", ka komunikuar United.
Se ku do të shkojë 29-vjeçari francez mbetet e paqartë, megjithëse Juventusi, ish-klub ku Pogba ka luajtur më herët, dihet se ka shprehur interesim për ta risjellur atë prapë në Toriono.