Andriy Shevchenko beson se motivimi i jashtëzakonshëm mund ta ndihmojë Ukrainën ta mposhë Skocinë sonte në "Hampden Park" në ndeshjen gjysmëfinale të "Play-off" për Kupën e Botës "Katar 2022".
“Ne duhet të luajmë për tifozët, për të gjithë Ukrainën, për ata në shtëpi, për ata që mbrojnë vendin.
Për ata që u larguan nga vendi”, ka thënë trajneri 45 vjeç.
Ndeshja e sontme do të jetë e para për Ukrainën qëkur vendi po ballafaqohet me një sulm të paprovokuar nga Rusia.