Ky është vendimi për Xherdan Shaqirin

Futboll

Ky është vendimi për Xherdan Shaqirin

Nga: K. Goca Më: 1 qershor 2022 Në ora: 15:43
Ky është vendimi për Xherdan Shaqirin

Selektori i kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, zakonisht nuk tregon shumë për sa i përket formacionit. 

Është stërvitja e fundit në stadiumin “Sinobo” në Pragë. Aty ku zakonisht luan Slavia. Kjo pa Xherdan Shaqirin, i cili vetëm të martën i është bashkuar skuadrës dhe ka mundur të marrë pjesë vetëm në seancën e fundit stërvitore. 

Shaqiri u bashkua me vonesë në stërvitje për shkak të problemeve që pati me aterrim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Të tjerët kanë bërë më shumë për të hyrë në formacionin startues. Por Xherdan do të jetë me siguri në pankinë", tha Yakin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat