Allegri: Një Juventus tjetër

Futboll

Allegri: Një Juventus tjetër

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 15:53
Allegri: Një Juventus tjetër

Njoftimi zyrtar për rikthimin e mesfushorit të Man. Juanjted te Juventusi është afër. Po diskutohen detajet e fundit, aspak të komplikuara dhe që nuk pritet të rrezikojnë mbylljen e marrëveshjes. Allegri nuk i ka dhënë klubit asnjëherë emra alternativ dhe e kërkon me çdo kusht.

Sipas “Corriere della Sera”, Juventusi përshpejton negociatat për Pogba dhe klubi bardhezi e ka vendosur prioritetet francezin, pas një takimi mes Allegrit dhe drejtuesve. Një tjetër emër në krye të listës së dëshirave ​​është ai i Angel Di Maria, ndërsa mes marketingut dhe imazhit ndryshojnë edhe fanellat.

Gjatë intervistës së gjatë me “Dazn”, Masimiliano Allegri ka folur për Juventusin e së ardhmes.

“Mund të shohim edhe një Juventus, me dy lojtarë të jashtëm,” tha mes tjeras Allegri.

Mediat spekullojnë se ky është një sinjal se Pogba është në listën e dëshirave dhe mund të ketë edhe prurje të reja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat