UEFA iu beson arbitrave që vendosën drejtësi në finalen e Kupës

Futboll

UEFA iu beson arbitrave që vendosën drejtësi në finalen e Kupës

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 16:25
UEFA iu beson arbitrave që vendosën drejtësi në finalen e Kupës

Kombëtaret U21 janë duke zhvilluar ndeshjet e fundit kalifikuese për Europianin e kësaj grupmoshe që do të zhvillohet në vitin e ardhshëm në Rumani dhe Gjeorgji. Një nga kombëtaret që do të zbresë në fushë e kërkon me ngulm kualifikimin është Holanda U21.

Tulipanët e vegjël për momentin janë në vendin e dytë në grupin E dhe kërkojnë t’ia rrëmbejnë pozicionin e parë Zvicrës. Ndeshja e radhës për skuadrën holandeze është ajo në transfertë ndaj Moldavisë. Një sfidë e cila i është besuar trupës shqiptare të arbitrave me në krye kryesorin Juxhin Xhaja.

Ndërkohë, në rolin e asistentëve janë Ilir Tartaraj dhe Dojando Myftari, ndërsa arbitër i katërt është Kreshnik Bajramaj. Vlen të theksohet se kësaj trupë gjyqtarësh iu besua edhe finalja e Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Laçit të cilën e fituan shkodranët pas 120 minutash lojë me rezultatin 2-1.

Sakaq, për t’iu rikthyer ndeshjes europiane që do të gjykohet nga Xhaja me “shokë”, kjo nuk është hera e parë që UEFA angazhon dhe impenjon arbitra shqiptarë në të tilla sfida.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat