Legjenda e Juventusit, Giorgio Chiellini ka vendosur ta vazhdojë karrierën e tij në Shtetet e Bashkuara me Los Angeles FC.
Ai ka rënë dakord për një marrëveshje prej tetëmbëdhjetë muash me klubin e MLS, transmeton "Goal.com".
Mbrojtësi i Kombëtares italiane ka luajtur 425 ndeshje për Juventusin, duke shënuar duke shënuar njëzet e shtatë gola.
Ai ka luajtur edhe me klube të tjera në Serie A, si Roma, Fiorentina, Livorno. Kjo do të jetë hera e parë që 37-vjeçari luan jashtë Italisë.