Memphis Depay, sulmues i Barcelona-s dhe i kombëtares holandeze, nuk ka dyshime në lidhje me dëshirën e tij për revansh me klubin katalanas.
Lojtari e ka shprehur këtë dëshirë të tijën për të treguar vlerën e tij në një intervistë të dhënë për NOS nga grumbullimi me Holandën.
Futbollisti ka analizuar aventurën e tij me Barçën dhe ka folur në lidhje me të ardhmen: “Nuk ka shkuar saktësisht siç prisja, ashtu siç nuk prisja kurrë që Messi të largohej”, ka thënë Depay.
“Kam qenë i dëmtuar për një kohë të gjatë, më është dashur kohë për t’u kthyer. Jam stërvitur shumë, e kam mbajtur gojën mbyllur dhe kam treguar vlerën time.
“Fatmirësisht, kam patur përsëri një mundësi dhe jam kthyer të shënoj.
A do të qëndroj te Barcelona? Po, pa asnjë dyshim”.
kështu, pavarësisht zërave që thonë se Depay është pjesë e listës së lojtarëve që pritet të “sakrifikohen” nga Barcelona në merkaton e verë, holandezi duket se nuk ka ndërmend të largohet. Të shohim se çfarë do të ndodhë në javët e ardhshme.