Gjyqtari më i mirë në Kosovë, Genc Nuza do të vazhdojë ndarjen e drejtësisë në arenën ndërkombëtare.
Pas paraqitje jashtëzakonisht të mira këtë edicion në kampionatin e Kosovës ku i gjykoi ndeshjet kryesore,se Nuzës i është besuar ndarja e drejtësie në kualifikimet për Kampionatin Evropain për U21, ndërmjet Danimarkës e Kazakistanit, shkruan "Demokracia".
Nuza do të ndihmohet nga Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, derisa gjyqtari i katërt do të jetë Besfort Kasumi.
Ndeshja Danimarka – Kazakistan luhet me 4 qershor në Vejle nga ora 15:00.