Bardhi: Jemi të fokusuar vetëm në duelin me Bullgarinë 

Futboll

Bardhi: Jemi të fokusuar vetëm në duelin me Bullgarinë 

Nga: Kemajl Goca Më: 1 qershor 2022 Në ora: 18:14
Bardhi: Jemi të fokusuar vetëm në duelin me Bullgarinë 

Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, thotë se shiriti i kapitenit gjithmonë i sjell motiv shtesë. Ballafaqimi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut do të luhet nesër (18.00), në kuadër të Grupit 4 të Ligës së Kombeve, rangu C.

“Është një nder dhe kënaqësi e madhe për mua të mbaj shiritin e kapitenit.

Është e vërtetë që do të mbaj shiritin, por gjithmonë theksoj se në këtë ekip jemi të gjithë kapiten dhe të gjithë kontribuojmë njësoj për suksesin e kësaj kombëtareje.

Për mua më e rëndësishmja është të kontribuoj në mënyrë të barabartë në sukseset e Maqedonisë. Meqë ra fjala, kur isha kapiteni i fundit i kombëtares, si mysafirë fituam (0:5) ndaj Armenisë, shënova tre gola.

Tani jam përsëri kapiten”, tha Bardhi në një konferencë për shtyp në Razgrad.

 “Natyrisht ky fillim i sezonit të ri në Ligën e Kombeve është i rëndësishëm për ne. Dëshirojmë një fillim të mbarë, çdo ndeshje e radhës është më e rëndësishmja për ne për momentin, kështu që me siguri tani jemi të fokusuar vetëm në duelin me Bullgarinë”, tha Bardhi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat