Klubi anglez, Newcastle United ende nuk ka hequr dorë nga mbrojtësi i Lille, Sven Botman.
Sipas medieve britanike, “Magpies” janë të etur për të sjellë një lojtar të klasit të lartë në skuadër për sezonin e ardhshëm.
Sipas ‘The Times’, shefi i Newcastle, Eddie Howe ende shpreson se ata mund ta blejnë Botman gjatë kësaj verë.
22-vjeçari ka bërë një sezon të madh me Lillen pavarësisht se skuadra franceze nuk ia doli të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve.
Performanca e mirë e Botman, ka rikthyer interesimin e Newcastle. Por, është edhe klubi i madh italian, AC Milan është i interesuar për yllin e Lillës.
Madje, thuhet se ‘Rossonerët’ janë favorit për të siguruar shërbimet e Botman.