Sadio Mane dhe Liverpool duket se do të ndajnë rrugët pas gjashtë vitesh bashkëpunim, teksa sulmuesi senegalez e ka pranuar se është në kërkim të një aventure të re. Bayern Munich është ekipi më i interesuar për shërbimet e 30-vjeçarit, teksa bavarezët gjithashtu kërkojnë një zëvendësues për Robert Lewandowskin.
Nga ana tjetër, drejtuesit e klubit anglez duke njohur vullnetin e Mane, kanë nisur të ideojnë zëvendësuesin e senegalezit ndërsa një nga opsionet për trajnerin Jurgen Klopp është Arnaut Danjuma i Villarealit.
Ky i fundit ka zhvilluar një sezon pozitiv me spanjollët teksa në këtë sezon realizoi 10 gola.
Sakaq, interesin e Liverpool e konfirmoi vetë futbollisti 25-vjeçari i cili theksoi së fundmi se e di shumë mirë se të kuqtë janë duke e ndjekur nga afër. Megjithatë, sulmuesi nuk u zhbalancua dhe theksoi se ende nuk ka asgjë konkrete mes tij dhe Liverpool, ndërsa sigurisht transferimi në Premier League tek “The Reds” do të ishte mundësia e karrierës për Danjumën.