Shqipëria më e mirë se Maqedonia e Veriut

Futboll

Shqipëria më e mirë se Maqedonia e Veriut

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 22:41
Shqipëria më e mirë se Maqedonia e Veriut

Pas humbjeve kundër Rumanisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës, kombëtarja shqiptare e volejbollit ka marrë fitoren e parë në Silver European League dhe mbetet në garë për një vend në “Final 4”.

Shqipëria e drejtuar nga Jani Melka triumfoi 3-1 me sete kundër Maqedonisë së Veriut, me të cilën së fundmi kishte bërë edhe disa ndeshje miqësore.

Kuqezinjtë që në fillim treguan se objektivi i vetëm ishte fitorja dhe setin e parë e morën me rezultatin 25-23. Vendasit më pas reaguan e baraspeshuan ndeshjen, pasi e fituan setin e dytë 25-20.

Shqipëria ndryshoi marsh sërish në raundin e tretë dhe me një Anton Qafarena në formë fantastike, Maqedonia e Veriut u dorëzua me rezultatin 17-25 në setin e tretë.

Betejë e fortë më pas, por vendasit u përballën me një Shqipëri mjaft të motivuar për të fituar. Me rezultatin 25-22 kuqezinjtë i mbyllën llogaritë, duke marrë setin dhe gjithë ndeshjen me rezultatin 3-1.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat