Kombëtarja U21 e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e parë në Andorra.
Të përzgjedhurit e drejtorit teknik Albert Bunjakit po përgatiten për ndeshjen e cila zhvillohet të shtunën nga ora 18:00.
Stërvitja e parë në udhëtim e Dardanëve ka përfunduar me sukses derisa futbollistët janë optimist.
Andorra – Kosova zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023.
Gjashtë ditë më vonë Kosova U21 e pret Anglinë U21 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa me datën 13 përballet me Shqipërinë në udhëtim.