Lautaro Martinez dhe Paulo Dybala ishin protagonistët kryesor në fitoren e Argjentinës kundër Italisë në ndeshjes mes kampionëve të evropës dhe atyre të Kupës së Amerikës.
Ylli i Interit realizoi një gol dhe dha një asist për Di Marian, kurse Dybala shënoi golin e tretë për Argjentinën në këtë ndeshje.
Ky i fundit e ka përfunduar kontratën me Juventusin dhe raportohet shumë se ai është në bisedime të avancuara për t’iu bashkuar Interit.
Në lidhje me këtë çështje ka folur nënpresidenti i Interit Javier Zanetti i cili nuk e ka përjashtuar si mundësi.
"Ndoshta. Duhet të merrem me atë që di por Paulo është një lojtar i madh.", tha shkurtimisht Zanetti.
Për Dybalan thuhet se interesim ka edhe nga Roma.