Pronari i Milanit, kërkon lokalitetin e përshtatshëm për stadiumin e ri

Futboll

Pronari i Milanit, kërkon lokalitetin e përshtatshëm për stadiumin e ri

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 11:07
Pronari i Milanit, kërkon lokalitetin e përshtatshëm për stadiumin e ri

Pronari më i ri Milanit, Geri Kardinale nuk ka ndërmend të humbasë kohë dhe i është futur mënjëherë punës.

Edhe pse njoftimi zyrtar u dha ditën e djeshme, ai ka disa javë që punon dhe prioriteti i tij është ndërtimi i stadiumit të ri.

Për këtë arsye amerikani ka bërë tashmë një inspektim në Sesto San Giovani, një komunë rreth 13 kilometra nga Milano.

Kardinali ka pasur një takim me kryetarin e kësaj komune dhe gjithçka duket se ka shkuar më së miri, ndërsa vendimi pritet të merret në javët në vijim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat