Leutrim Rexhepi ndahet me Dritën e Gjilanit. Ai ka bërë të ditur përmes një njoftimi në profilin e tij në facebook.
Portieri rikthehet në radhët e FC Ferizaj.
“Faleminderit FC Drita!
Pas një periudhe 5 - vjeçare përfundon rrugëtimi im me klubin FC Drita.
Faleminderit Presidenta, Drejtora, trejnerë dhe të gjithë bashkëpunëtorët dhe në veçanti tifozët ‘Intelektualët”, njofton Rexhepi.
Ferizaj njofton përforcimin: "Portieri ferizajas Leutrim Rexhepi i cili ishte pjesë e klubit FC Drita nga Gjilani, sot ka nënshkruar kontratën me klubin tonë.
Rexhepi do të jetë gardiani i portës së klubit tonë për sezonin 2022/23".