Iu deshën tre minuta për tu futur në fushë dhe për të lënë shenjë në “Finalissima”-n ndaj Italisë.
Paulo Dybala shënoi në minutën e 90+4′ duke vulosur fitoren e Argjentinës ndaj “axurrëve” të Roberto Mancinit me rezultatin 0:3.
Në deklaratën pas ndeshjes, sulmuesi që e mbylli me Juventusin i “thur” elozhe Lautaro Martinezit duke e quajtur një fenomen dhe duke thënë se ende nuk e ka vendosur të ardhmen:
E ardhmja – “Jam i fokusuar vetëm te kombëtarja. Duhet të mendoj me qetësi absolute të ardhmen time. Nuk kam vendosur asgjë, për këtë është agjenti im. Unë duhet të mendoj vetëm për Argjentinën”, tha Dybala.