Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi i Podujevës, përforcon radhët e veta me futbollistin Sokol Kiqina.
Llapjanët synojnë që të përforcohen n çdo aspekt dhe të janë të kompletuar për sfidat ndërkombëtare.
“Sokol Kiqina hap një kapitull të ri në karrierën e tij duke u bërë pjesë e fituesit të Kupës së Kosovës, Llapit.
20 - vjeçari ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me ne dhe do t'i bashkohet ekipit në përgatitjet për garat evropiane të 'Conference League'”, njofton KF Llapi.