Futbollisti Xherdan Shaqiri pritet që mos të paraqitet nga minuta e parë në përballjen e sotme (20.45) me Republikën e Çekisë, në kuadër të xhiros së parë të grupit 2 të Ligës së Kombeve A.
Shaqiri u vonua në stërvitje për shkak të një problemi që pati aeroplani nga kthimi prej SHBA-së për në Zvicër.
Shaqiri ka mundur të bëjë vetëm një stërvitje me Kombëtaren.
Ai me siguri do të jetë në pankinë.
Kush do ta zëvendësojë Shaqirin?
Ka shumë opsione.
Ish lojtari i Baselit, Interit, Stokes, Bayernit, Livepoolit, Lyonit, deri më tani në MLS ka shënuar tre gola dhe ka dy asistime.