Edmond Thaçi, redaktor i Sportit te Radio Kosova, ka thënë se në Qipro ku do të luajë Kosova tek vendasit nuk ka vërejtur ndonjë entuziazëm të madh tek vendasit.
Ai ka folur direkt nga Qipro për "Mirëmëngjesi Kosovë" në RTK. "Në ndeshjen e fundit të Qipros me Estoninë kanë qenë vetëm 3 mijë shikues.
Nuk është intereresimi i madh. Madje edhe stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja e sontme ka kapacitetin vetëm prej 7500 ulëse. Do të thotë është një interesim i vogël për ta përcjellur Kombëtaren e Qipros", ka thënë ai.
Thaçi është shprehur se prej kohësh nuk ka parë një atmosferë më të mirë dhe më shumë optimizëm te Kosova se sa tash në hyrje të këtij cikli.