Rikthehet skandali për të persekutuar Gerard Pique, lojtarin e Barcelonës, ndonëse këtë herë nuk ka të bëjë me tema që lidhen me sportin. Sipas gazetares Laura Fa në podkastin e saj ‘Mamarazzis’, në ‘El Periódico’, futbollisti u tregua jo besnik ndaj Shakirës dhe tani çifti është zhytur në krizë. Revista ‘Cuore’ jep gjithashtu detaje se cila është femra me të cilën Pique do ta “përmbyste” familjen e tij.
Me sa duket, mbrojtësi është zhvendosur në një apartament i vetëm në rrugën ‘Muntaner’ në Barcelonë.
Të paktën këtë dëshmojnë disa banorë të zonës dhe kjo mund të konfirmojë se kriza e çiftit mes Piqué dhe Shakira është e vërtetë. Laura Fa, gazetare, ishte përgjegjëse për zbulimin e informacionit:
“Këngëtarja e ka kapur me një tjetër dhe do të ndahen”. Mendohet se këngëtarja kolumbiane ka marrë vendimin për t’u ndarë nga futbollisti i Barcelonës.
Artistja kolumbiane ka shkuar me pushime në Ibiza me fëmijët e saj dhe pa Gerard Piqué, çka e përforcon teorinë se lidhja nuk po kalon momentin më të mirë. Krahas kësaj, Shakira përballet me një pengesë tjetër, pas vendimit të Prokurorisë për të hetuar mashtrimin e saj fiskal të pretenduar prej 14.5 milionë euro.
Po cila është dashuria e re e Piqué? Siç është raportuar nga Emilio Pérez de Rozas në revistën ‘Cuore’, mbrojtësi i Barçës e tradhtoi Shakirën me “një bjonde të re rreth të 20-tave, që studion dhe punon si mikpritëse eventesh”.
Piqué është fotografuar në disa dalje për jetë nate, në klube të tilla si Bling Bling dhe Patron. Në to shkonte së bashku me partnerin e tij në ekipin katalanas, mesfushorin Riqui Puig. Ai është parë i shoqëruar nga femra të tjera.