Sadio Mane do të largohet nga Liverpooli gjatë kësaj vere.
Futbollisti senegalez ka nevojë për një eksperiencë të re.
Dhe, interesimi i klubeve të mëdha evropiane për sulmuesin e rrezikshëm sa vjen e shtohet.
Klubi i parë që ia vuri syrin futbollistit këmbëshpejtë ishte Bayern Munichu.
Por, klubi gjerman nuk është i vetmi që e do Manen.
Për këtë siguron mediumi gjerman “Bild”.
Tash, në garë për 30 vjeçarin është futur edhe Paris Saint-Germaini.
Kampioni francez do të mundohet ta sfidojë gjigantin bavarez për ta bërë të vetin futbollistin.
Mediat e huaja sot shkruan se Mane ka arritur marrëveshje personale me bavarezët, por ende nuk ka asgjë zyrtare.
Për këtë, PSG-ja ka arsye të shpresojë ende që ta transferojë futbollistin nga Senegali.
Mane ka qenë njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në Premierligë viteve të fundit.