Katërshja e gjyqtarëve të Kosovës në krye me Genc Nuzën do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin evropian 2023 ndërmjet Danimarkës dhe Kazakistanit (U21).
Asistentë të Nuzës do të jenë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, derisa gjyqtar i katërt Besfort Kosumi.
Kjo ndesvje zhvillohet më 4 qershor në orën 15:00.
Delegimi i radhës nga UEFA i gjyqtarëve edhe një herë dëshmon punën e mirë të tyre dhe rritjen e besueshmërisë tek organet e shtëpisë së futbollit evropian.