Sulmuesi i Evertonit, Dominic Calvert-Lewin raportohet së është i gatshëm të largohet nga klubi gjatë kësaj verë.
25-vjeçari, i cili ka shënuar 58 gola në 191 ndeshje nga koha kur iu bashkua Evertonit nga Sheffield United në vitin 2016, duket se preferon një sfidë të re, por jo jashtë Anglisë.
Sipas medieve angleze, Calvert-Lewin është objektiv i Newcastle United, një tjetër klub i njohur i Premier Leagues.
Newcastle është duke i vëzhguar disa lojtarë cilësorë, dhe siç thuhet në listën e tyre është edhe Calvert-Lewin.
Evertoni thuhet se është i gatshëm të heq dorë nga ylli tyre, por vetëm për një çmim të lartë.
Ndryshe, lojtari është duke u monitoruar edhe nga Arsenal dhe Manchester United, por Newcastle shihet destinacion më i mundshëm për Calvert-Lewin.