Vlera e Qipros bazuar në Transfermarkt është 18.65 milionë euro, kurse ajo e “Dardanëve” 70.4 milionë.
Lojtari më i vlefshëm i Kosovës është Amir Rrahmani me 25 milionë euro, kurse te Qipro Pieros Sotiriou.
Nën drejtimin e trajnerit Alain Giresse, Verdhekaltrit do ta kërkojnë kualifikimin historik në Evropianin e ardhshëm!
Dhe, rruga e Vedat Muriqit me shokë do të nisë qysh sot, me ndeshjen ndaj Qipros, e vlefshme për Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.