Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet një ndeshje tejet interesante, ku në stadiumin “Benito Villamarín”, Kombëtarja e Spanjës e pret në shtëpi atë të Portugalisë.
Ndeshja e sotme mes këtyre dy kombëtareve është e vlefshme për xhiron e parë të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.
Po ashtu, Spanja dhe Portugalia pozicionohen në Grupin 2 të Ligës A, së bashku me Zvicrën dhe Republikën e Çekisë.
Takimi i fundit mes Spanjës e Portugalisë daton në qershor të vitit të kaluar, ku asokohe ndeshja ishte miqësore dhe përfundoi pa gola, respektivisht pa fitues.
Ndërkaq, sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare dhe ato i gjeni më poshtë.
Spanja (4-3-3): Simon; Alba, Torres, Llorente, Azpilicueta; Gavi, Busquets, Soler; Sarabia, Morata, Torres
Portugalia (4-3-3): Costa; Cancelo, Pepe, Danilo, Guerreiro; Fernandes, Moutinho, Otavio; Leao, Andre Silva, Silva