Mauricio Sarri është i paprekshëm te Lazio.
Kjo ide ka fituar qartësi nga vendimi i sotëm i klubit, i cili i ka rinovuar kontratën teknikut italian, duke vendosur të shtyjë afatin e përfundimit të saj në vitin 2025.
Trajneri ishte emëruar në verën e kaluar mes shumë dyshimeve pas largimit të papritur të Simone Inzagit dhe kontrata mes palëve kishte qene e kushtëzuar nga shumë klauzola.
Por pas nëj sezoni që cilësohet i mirë me sigurinë e pjesëmarrjes në Ligën e Europës, ka ardhur njoftimi se palët kishin nënshkruar një marrëveshje të re, duke mbyllur çdo diskutim për të ardhmen e tij.
“Lacio komunikon se trajneri Mauricio Sarri ka rinovuar kontratën me klubin duke e zgjatur skadencën e akordit në vitin 2025”, shkruante klubi në njoftimin që u shpërnda në rrjetet sociale, duke i vendosur edhe foton e teknikut në momentin e firmës së marrëveshjes së re.