Futbollisti Sunay Hasan ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me klubin e Ferizajt.
Hasan ka thënë se ishte një përvojë e mirë me ferizajasit dhe e gëzon fakti se u rikthyen në elitë.
“Pas një sezoni ku arritëm të inkuadrojmë FC Ferizajn në Superligë, ju informojë që prej sot nuk jam më pjesë e klubit.
FC Ferizajt i dëshiroj suksese në të ardhmen”, njofton Hasan.