Thaçi i bashkohet Flamurtarit të Prishtinës 

Futboll

Thaçi i bashkohet Flamurtarit të Prishtinës 

Nga: K.G. Më: 2 qershor 2022 Në ora: 20:52
Thaçi me drejtorin sportiv Agim Hasani

Portieri Andi Thaçi i bashkohet skuadrës me renome Flamurtarit të Prishtinës, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës.

Thaçi së fundi ka mbrojtur ngjyrat e Ulpianës së Lipjanit, e cila ka rënë nga elita e futbollit të Kosovës.

“Prej sot kam arritur marrëveshje me KF Flamurtarin për dy vitet e ardhshme.

Shpresoj që t’i ndihmoj klubit në synimet e veta dhe ta kthejmë aty ku e ka vendin”, njofton Thaçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat