Trajneri i Islandës i ngatërron letrat e Rejës dhe “luan blofin”

Futboll

Trajneri i Islandës i ngatërron letrat e Rejës dhe “luan blofin”

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 11:10
Trajneri i Islandës i ngatërron letrat e Rejës dhe “luan blofin”

Israeli dhe Islanda e kanë zhvilluar ndeshjen e parë në fazën e Ligës së Kombeve.

Rezultati 2-2 i dha më tepër pikë Shqipërisë që të kërkojë vendin e parë në këtë grup.

Ndërkohë trajneri i Islandës, Vidarson, është kritikuar shumë që ka lënë disa lojtarë të njohur jashtë listës. Për shkak se kjo Kombëtare u quajt me cikël të mbyllur sa i përket historisë që arriti me kualifikimet në Botëror dhe Europian, janë grumbulluar lojtarë të tjerë.

Reja ishte tifoz në mbrëmjen e sotme, por Vidarson i ka ngatërruar kartat dhe i ka lënë të kuptojë se nuk do të ketë shumë mësime për të marrë nga ndeshja me Israelin, nëse nuk bëhet fjalë për një “blof”. Trajneri i Islandës është shprehur se do të luajë me tjetër formacion ndaj Shqipërisë.

“Ne kemi marrë një grup të madh lojtarësh, që kanë forcë të njëjtë. Prandaj mund të shohim emra të tjetër në formacionin bazë kur të ndeshemi me Shqipërinë”, tha Vidarson.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat