Mohamed Salah ka thënë se do t`i jepte të gjithë çmimet personale vetëm e vetëm që të kishte mundësi të riluhej finalja me Real Madrid.
“Do t'i jepja të gjitha ato çmime personale për një shans për të riluajtur atë finale, por futbolli nuk funksionon kështu, ka thënë egjiptiani.
“Nuk mund të shpreh me fjalë se sa shumë donim ta kthenim atë trofe në Liverpool, por në fund nuk ia dolëm. Nuk mund t'i falënderoj aq sa duhet tifozët për mbështetjen".
Finalen e fundmajit Liverpool-Real Madrid e fituan madrilenët. Salah pati disa raste të mira për të shënuar, por të pasuksesshme.