Suedia mbrëmë shënoi fitore në xhiron hapëse të Ligës së Kombeve.
Suedezët mposhtën Slloveninë në udhëtim me rezultat të pastër 0:2.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për grupin e katërt në Ligën B të Nations League.
Emil Forsberg dhe Dejan Kulusevski ishin realizatorët e kësaj ndeshje në minutat 39’ dhe 88’.
Edvin Kurtulus, i cili u ftua për herë të parë nga Suedia, pasi vendosi ta braktisë ekipin e Kosovës, nuk u inkuadrua fare në lojë, duke mbetur gjatë tërë ndeshjes në stol.
Mbetet të shihet nëse selektori Janne Anderson do t’i japë minuta në ndeshjet e ardhshme.