Media e njohur zvicerane “Blick”, si gjithmonë vlerëson me nota futbollistët e Kombëtares së Zvicrës.
Djelmoshat e Zvicrës mbrëmë nuk treguan lojë të mirë duke pësuar humbje në Pragë, me rezultat 2:1 nga Republika e Çekisë, në ndeshjen e parë të Ligës A të Kombeve.
Nota më e ultë është 1 e më e maksimalja 6.
Tre futbollistë u vlerësuan me notën 2, mes tyre edhe kapiteni Granit Xhaka.
Xherdan Shaqiri u inkuadrua në lojë në minutën e 68-të duke u vlerësua me notë 3.
Notat e “Blick” për secilin lojtar: Yann Sommer 4, Silvan Widmer 3, Nico Elvedi 2, Fabian Schär 2, Ricardo Rodriguez 3, Djibril Sow 3, Remo Freuler 4, Granit Xhaka 2,Ruben Vargas 3, Noah Okafor 4, Breel Embolo 3, Xherdan Shaqiri 3, Steven Zuber 3.