KF Shkëndija e Hajvalisë ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin, Elon Berishën për të drejtuar skuadrën për edicionin e ri.
Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi nëpëmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”.
"Kemi kënaqësinë të njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me kryetrajnerin Elon Berisha për të udhëhequr skuadrën tonë për edicionin 2022/23 dhe vitet e ardhshme.
Siç dihet tashmë, objektivi i klubit është që brenda afateve optimale të arrijmë të jemi pjesë e elitës së futbollit kosovarë, e kjo rrugë duhet të ndërtohet kujdesshëm e sigurtë, e bazuar në punë profesionale e vizion afatgjatë, i mbështetur kryesisht në punën me lojtar të rinj!
Eloni është i dëshmuar për punën profesionale e rezultatet kulminante të cilat i arriti si kryetrajner i Ramiz Sadikut, skuadër këtë të cilen arriti ta dërgonte deri në gjysëm finale të kupës së Kosovës këtë edicion.
Në aspektin profesional, Eloni është master i Ekonomikut, ndërsa përveç punës së trajnerit, ai poashtu është edhe në edukimin sportiv, tash e disa vite punon si instruktor e ligjërues për licencat C dhe B në kuader të Federata e Futbollit e Kosovës - Football Federation of Kosova.
Deklarata e Elonit: "Dëshira për të krijuar mundësi të reja dhe sfiduese si trajner më shtyri që të kërkoj një klub të ri. KF Shkëndija, klub i njohur për reputacionin dhe rezultatet e treguara, me gjithë faktin se klub i ri, ka arritur të ngjitet shpejtë në tabela, ka qenë një mundësi mjaftë e mirë për të ndarë eksperiencën dhe për të sfiduar vetën.
Mendoj që vendimi për të iu bashkangjitur klubit ka qenë i duhur dhe ka ardhë në momentin e duhur. Shpresoj dhe besoj se me qasje proaktive dhe bashkëpunim me të gjithë akterët rrreth klubit, me punë dhe vullnet, bashkarisht do të i arrijmë objektivat e klubit", njofton Shkëndija.