Xhakomo Vrioni është një tjetër legjionar i Shqipërisë që ka tërhequr vëmendje të madhe.
Sulmuesi arriti të shënonte 19 gola te Tiroli duke mbajtur vendin e parë në Austri, së bashku me Adeyemi të Salzburgut.
Ndërkohë mediat turke e quajnë të mbyllur marrëveshjen e Beshiktash me Juventusi.
Sipas tyre Vrioni do të mbërrijë në Turqi pasi ekipi ka gati 4 milionë eurot që bardhezinjtë kërkojnë për të lëshuar lojtarin shqiptar.