Shkëndija fillon operacionin fshesa, tre futbollistë largohen nga skuadra tetovare!
Shkëndija e cila është një nga klubet më të organizuara në futbollin maqedonas, ka njoftuar publikun për ndërprerjen e bashkëpunimit me tre lojtarë.
KF Shkëndija njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me mesfushorin Jessie Djou, brazilianin Andre Mensalao, si dhe me sulmuesin Kire Markoski.
Jessie Djou, Mensalao dhe Markoski nuk do të jenë në të ardhmen pjesë e skuadrës kuqezi, ndërsa marrëveshjet për ndërprerjen e bashkëpunimit kanë qenë të dyanshme.