Mesfushori I Kombëtares, Klaus Gjasula ka folur në konferencën për shtyp për mediat përpara sfidës ndaj Islandës. Gjasula ka theksuar rëndësinë e sfidës në progresin e skuadrës duke theksuar shanset e Shqipërisë në këtë grup.
Favoritët në grup?
Unë nuk do thoja se jemi favorit ndaj Islandes dhe Izraelit, në të shkuarën ka qenë e vështirë me kombëtaret e vogla, jemi rritur si skuadër jam optimist qe do bëjmë paraqitje te mira.
Me sa pikë do të kënaqeshit në këtë grup?
Varet si shkon ndeshja, por dhe me 4 pikë do ishim ne rregull. Do të shikojmë si do te shkoj kjo ndeshje e pare me pas do te shikojmë se çfarë mund te bëjmë. Do tentojmë të marrim pikë me Islandën pastaj do të mendojmë për të tjerat.