Vllaznia në turin e dytë të Conference League

Futboll

Vllaznia në turin e dytë të Conference League

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 14:44
Vllaznia në turin e dytë të Conference League

Vllaznia do ta nisë rrugëtimin europian në turin e dytë të Conference League.

Ky është njoftimi që vjen nga vetë klubi shkodran, që në faqen e vet zyrtare ka postuar:

“Është zyrtare: Vllaznia do ta nisë rrugëtimin e saj nga turi i dytë i “Europa Conference League”. Dilemat kanë marrë fund me njoftimin që sapo kemi marrë nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Bashkëngjitur është edhe dokumenti që institucioni i futbollit shqiptar ka marrë sot nga UEFA ku Vllaznia si fitues e Kupës dhe që përfaqëson Shqipërinë e cila është e renditur në vendin e 41-të, do të kalojë në turin e dytë të këtij kompeticioni, ndeshjet e të cilit do të luhen në datat 21 dhe 28 korrik”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat