Paulo Dybala është gjithmonë edhe më afër Inter-it, por për zbarkimin e tij në Milano ka akoma një problem. Mbërritja e argjentinasit te zikaltrit është bllokuar dhe arsyeja duhet gjetur te një lojtar i Inter-it.
Bëhet fjalë për Alexis Sanchez. Milanezët po provojnë ta shesin sulmuesin jashtë Italisë, me Sevilla-n që ka bërë një sondazh, por rroga prej 7.5 milionë eurosh për një vit tjetër që ka me Inter-in është një problem për skuadrat e interesuara.
Inter nxiton ta mbyllë sa më shpejt këtë operacion në mënyrë që të zyrtarizojë transferimin e Dybala. Në fakt, firma e Joya-s varet vetëm nga largimi i Sanchez.
Në atë pikë, rruga do të ishte e hapur për të nënshkruar kontratën me ish-yllin e Juventus-it një kontratë 4-vjeçare me 6 milionë euro në sezon plus bonuse.