Kampioni i ri i Kosovës, Ballkani i Therandës, fillon përgatitjet për garat evropiane përkatësisht për rrethin e parë kualifikues të Champions League.
Kryetrajneri Ilir Daja do të përgatitë ekipin për sfidat evropiane.
“Ekipi i është rikthyer fushës së blertë dhe ka nisur zyrtarisht përgatitjet për garat Evropiane. Me ndryshime të pakta , skuadra ka kryer stërvitjen nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja.
Besimi në skuadër dhe klub tani është edhe më i madh si Kampiona.
Të gjithë së bashku do të arrijmë gjëra të mëdha!”, njofton FC Ballkani.