Futbollisti Gentrit Halili ka vazhduar kontratën edhe për një vit me Ferizajn.
Lajmi bëhet i ditur nga klubi.
“Qendërmbrojtësi Gentrit Halili pas paraqitjeve të mira me klubin tonë, arritëm marrëveshje bashkëpunimi edhe për sezonin 2022/23”, njofton faqja zyrtare e klubit.
Ferizaj është rikthyer në elitën e futbollit të Kosovës dhe synon të jetë më i kompletuar në çdo repart.