Barcelona nuk po kalon një periudhë të mirë në aspektin ekonomik. Klubi nuk po arrin të zyrtarizojnë Kessie dhe Christensen për shkak të mungesës së likuiditetit.
Siç ka bërë të ditur Mundo Deportivo, për t’i bërë ballë kësaj situate katalanasit duket se po mendojnë të bëjnë një tjetër shkurtim të rrogave të skuadrës.
Klubi blaugrana duket se ka parashikuar një reduktim me 50%, jo vetëm për senatorët e ekipit, siç ka ndodhur vitin e kaluar, por për të gjithë lojtarët e skuadrës së Xavi-t.
Shkurtimi i rrogave do të prekte të gjithë futbollistët me përjashtim të atyre që kanë rinovuar kohët e fundit, Ansu Fati, Pedri dhe Araujo, dhe ata që kanë ardhur në merkaton e janarit të kaluar marrëveshja me të cilët parashikon parametrat e rinj të rrogave të përcaktuara nga klubi.
Burime afër klubit kanë bërë të ditur se Barça ka filluar ta diskutojë çështjen me disa pjesëtarë të klubit dhe se në ditët e ardhshme do të ketë biseda edhe me përbërësit e tjerë të skuadrës.
Një reduktim i rrogave është një nga katër modalitetet me të cilat klubi do të provojë të mbulojë borxhin 590 milionë euro të krijuar nga humbjet e pësuara në vitet e fundit.
Në fakt, klubi do të kërkojë të arkëtojë rreth 740 milionë euro, shumë e të ardhurave për shitjen e 49% të BLM, dega e klubit që menaxhon marketingut, dhe për shitjen e 25% të të drejtave televizive të La Liga-s, për të cilën këshilli administrativ i Barcelona-s do të votojë 16 qershorin e ardhshëm.