Erdhi nga Italia por nuk u ambientua, mesfushori cilësohet i larguar te Partizani!
Dean Liço mund të quhet zyrtarisht i larguar nga Partizani.
Talenti korçar u transferua në verën e shkuar te të kuqtë në formën e huazimit për një vit nga skuadra e Askolit në Itali.
Pavarësisht pritshmërive të larta, Liço nuk u ambientua në asnjë moment me të kuqtë dhe nuk fitoi dot minuta. Me Dajën kaloi periudhën më të errët, teksa me ardhjen e Mehmetit, ai nisi të aktivizohej herë pas here, por pa lënë dot shenjë.