Ferizaj përforcohet me Haxhimusën

Futboll

Ferizaj përforcohet me Haxhimusën

Nga: K. G. Më: 3 qershor 2022 Në ora: 22:16
Ferizaj përforcohet me Haxhimusën

Ashtu siç paralajmëruam edhe ndodhi, futbollisti Betim Haxhimusa, pas një kohe të gjatë rikthehet në folenë e vjetër, Ferizaj.

Skuadra ferizajas me Haxhimusën do të jetë edhe më e fortë. Para Haxhimusës janë përforcuar edhe me Astrit

Fazliun, Bujar Shabanin dhe portierin Leutrim Rexhepi.

“Tifozët i duan golat, dhe klubi përforcohet edhe më shumë në repartin ofensivë!

Ne kemi arritur marrëveshje me sulmuesin Betim Haxhimusa.

Betimi së fundi ishte lojtar i FC Drita për 4 edicione ku arriti edhe titullin kampion në Superligë si dhe golashënuesi me i mirë në edicionet 2019/20 dhe 2020/21 për klubin e FC Drita.

Të jesh lojtar i klubit të qytetit dhe i përkrahur nga “Ujqit” do të jetë një motiv shtesë për Betimin që të shënojë edhe më shumë gola”, njofton FC Ferizaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat